ShowBiz

Reagon Dua Lipa pas mbarimit të “Sunny Hill Festival”

Gjatë ditës së enjte nisi koncerti më i dashur nga të gjithë “Sunny Hill Festival” duke ndryshuar lokacionin edhe këtë vit. Ai u mbajt në Bërnicë ku shumë këngëtarë ishin pjsëmarrës duke përformuar përgjatë 4 ditëve. 

Si çdo vit edhe këtë vit nuk mund të mungonte prezenca e Dua Lipës bashkë me shumë personazhe të tjerë shumë të dashur. Tani që festivalit i erdhi fundit edhe për këtë vit, Dua Lipa ka zgjedhur të reagojë në rrjetin e saj social Instagram nëpërmjet disa fjalë zemre për fansat që u bën pjesë e festivalit dhe për të gjithë artistat që performuar për këto 4 ditë me rradhë dhe padiskutim nuk la pa përmendur disa nga momentet më të bukura të festivalit. 

” Më shumë se kaq është e jashtëzakonshme ta bësh këtë me të gjithë familjen time dhe me të gjithë në @republikaagency, të shohësh të gjithë të punojnë pa u ndalur rreth orës ka qenë përvojë më emocionuese/ e bukur/ frymëzuese/  stresuese (ndonjëherë) por më e shpërblyer që kam qenë kaq krenar për të qenë pjesë e saj. Vërtet na duhet një fshat dhe e bëjmë këtë për qytetin tonë. 

“Faleminderit të gjithëve që erdhët për t’u bashkuar me ne, të gjithë artistët dhe ekipet e tyre. Ne jemi shumë mirënjohës. Ju dua shumë”-shkruan Dua Lipa.

Linku:https://www.instagram.com/p/C-AUF4vsqSb/?img_index=1

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C7JClqAMSwQ/?img_index=4