ShowBiz

Bes Kallaku shfaqet i tensionuar, ja cila është arsyeja

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku përgjatë kohëve të fundit ka qenë tepër aktiv në rrjetin social Instagram duke ndarë momente të ndryshme nga jeta e tij.  As këtë herë nuk do të mungonte një video duke ndarë një moment nga eksperienca që ka përjetur gjatë udhëtimit të tij Milano-Rinas. 

Aktori e tregoi të gjithë shqetësimin e tij duke treguar kushtet jo të mira të linjës.  Në videon e publikuar, Kallaku duket shumë ndryshe nga herët e tjera ndërsa në sfond gjithashtu dëgjohen të qara fëmijësh dhe njerëz të revoltuar. 

Ai shprehet se i kishin mbyllur brenda në avion prej një ore duke mos pasur kondicioner.  

Gjithashtu shprehet:” Është një tmerr sikur të kemi dalë nga deti ose dushi, tmerr fëmijët janë bërë qull”. “Na nxorrën të marrim frymë. Ai tjetri( për stafin e linjës ajrore “Georgian Wings”) bërtet se i thonë pse nxore njerëzit në pistë. Kush do rezistonte aty?” tha Besi. 

Aktori vendosi ta mbylli viedon në ambientet e autobusit në të cilën pasagjerët e tjerë u dërguan për të qëndruar në ajër të kondicionuar pas gjithë ngjarjes së krijuar. 

https://www.instagram.com/p/C9-HgBdodrb/

Linku: https://www.instagram.com/p/C9-HgBdodrb/ 

Burimi i fotos:Instagram