Kate Middleton dhe Princi William po dërgojnë “dashuri dhe lutjet” e tyre për fëmijët që janë të përfshirë në një sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar që për pasojë ngelën të vdekur dy fëmijë.
Princi dhe Princesha e Uellsit kanë shpërndarë një mesazh personal në rrjetin e tyre sociale pas vdekjes së dy fëmijëve dhe hospitalizimit të disa të tjerëve në gjendje kritike pas një sulmi me thikë në një klasë vallëzimi dhe yoga me temë Taylor Swift në Southport, Angli.
“Si prindër nuk mund të imagjinojmë se çfarë po kalojnë familjet, miqtë dhe të dashurit e atyre që u vranë dhe u plagosën në Southport sot” shkruan Princi William dhe Princesha Kate.
“Ne dërgojmë dashurinë, mendimet dhe lutjet tona për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë sulm të tmerrshëm dhe të turpshëm.”
Ata shtuan: “Faleminderit gjithashtu për ata që kanë reaguar në emergjencë të cilët edhe pse përballë skenave më të tmerrshme treguan dhembshuri dhe profesionalizëm kur komuniteti juaj kishte më shumë nevojë.”
Shënimi ishte nënshkruar me inicialet “W & C” që përfaqësojnë William dhe Catherine. Çifti përdori këtë shkurtesë për të treguar se mesazhi ka ardhur direkt nga ata dhe jo nga ekipi i tyre i komunikimit.
Linku:https://people.com/kate-middleton-prince-william-heartfelt-message-southport-stabbings-8685598
Burimi i fotos: Instagram