ShowBiz

Momente të vështira për të, Elita Rudi humb të shtrenjtin e saj

Elita Rudin jemi mësuar ta shikojmë aktive në rrjete sociale me momente të këndshme nga jeta e saj e përditshme.

Familja e Elita Rudit po kalon momente të vështira.

Moderatorja nëpërmjet një postimi ka treguar se ka humbur gjyshin.

Përmes mediave sociale, Elita publikoi një dedikim.

“Gjyshi më i mirë i kësaj bote na la! Gjithmonë na mësove durimin dhe mirësinë, kujtimet me ty nuk kanë si të jenë ndryshe.

Një fëmijëri e mbushur me dashuri e përkujdesje”, ka shkruar pos tjerash ajo.

Linku:https://www.instagram.com/elita.rudi/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/elita.rudi/