Territori shqiptar në pjesën e para të ditës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në të gjithë vendin, por orët e pasdites do të shfaqin vranësirat e lehta në territor të cilat do të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën Perëndimore.
Parashikohet në pjesën e dytë të ditës vija bregdetare do të vijojë të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje në vlerat minimale dhe mbeten konstante maksimalet duke u luhatur nga 14°C vlera më e ulët deri në 40°C vlera më e lartë në të gjithë territorin.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 40 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexels.com