ShowBiz

Si e përjetoi humbjen e të atit, Dojna Mema rrëfehet me emocion

Dojna Mema ka ardhur me një intervistë ndryshe për emisionin Sol. Ajo është ndalur te shumë etapa të jetës së saj. Moderatorja u ndalua pak tek humbja e të atit. Dojna ka treguar se si e ka përjetuar humbjen e të atit.

Më vjen një forcë e brendshme shumë e madhe që di të ringrihem, është shumëfishuar në momentin që babi im u largua nga kjo botë.

Më duket se qëkur babi im iku nga botë dhe shkoi në tjetrën un kam një person brenda meje që gjatë gjithë kohës më bën mua të ngrihem sa herë që rrëzohem.

Kjo është e vetmja gjë e bukur në gjithë këtë trishtim të madh. E dija që babai im nuk do donte të më shihte të trishtuar pas humbjes së tij, ai do donte të shihte të bëja atë gjë që unë doja më shumë.

Është akoma shumë e vështirë humbja e tij dhe pse kanë kaluar disa vite tashmë, çdo ditë është e vështirë, thjeshtë jemi ne që mësohemi me faktin që se kemi më atë njëri”-përfundoi moderatorja.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=TQd59K3w0bI

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/dojnamema/