ShowBiz

Visjan Ukcenaj flet për hatërmbetjen me Julia dhe të bijën Rene

Visjan Ukcenaj gjatë intervistës së fundit për Pushime On Top ka treguar se gjatë këtij sezoni ka pasur dhe hatëmbetje me personazhe për shkak të batutave të tij.

Si të vetmit që nuk e kanë kuptuar dhe mirëkuptuar humorin e personazhit të tij ai ka cilësuar Julia Ilirjanin me të bijën në panelin e Procesit Sportiv.

“Të të ngelet hatri me një aktor, sa i përket batutës, do të thotë që je njëri i vogël. Të mërzitesh me një artist, është injorancë. Te Top Arena mund të kem pasur ndonjë episod. Së fundmi ishin nënë e vijë të ftuar dhe ndjeva një hatërmbetje nga ajo goca.

Ajo nuk e kishte kuptuar fare që unë isha një aktor në rol. Madje batutën aty e bëj gjithmonë, dhe papritur doli dikush që u mërzit. ‘Shushkat” është një batutë që unë e përdor kudo.”-tregoi Visjani.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=7JKjaEJ4xgc&list=PLM8BAxfZddjykiWWxM_5PlzOjzbblYi9C

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/renee_reffo/