ShowBiz

Katy Perry i jep “lamtumirën” American Idol, ja cila do ta zëvëndësoj atë

Katy Perry i dha një lamtumirë të ëmbël “American Idol”. Tani show-i është duke kërkuar aktivisht për zëvendësuesen e saj ndërsa ajo fillon një kapitull të ri që përfshin një turne botëror dhe lëshimin e albumit të saj të gjashtë. 

Më 12 shkurt, Perry njoftoi në “Jimmy Kimmel Live” se po largohej nga “American Idol” pas Sezonit 22. Ajo ishte pjesë e jurisë  së bashku me këngëtarët Luke Bryan dhe Lionel Richie. 

Në atë kohë, Perry shpjegoi se po largohej nga “American Idol” për tu përqendruar në karrierën e saj pop dhe për të lëshuar muzikë të re. 

 “E dua shumë show-n, por dua të shkoj dhe të shoh botën dhe ndoshta të sjell muzikë të re,” i tha ajo Kimmel.  

“Do të jetë një vit shumë emocionues për të gjitha vajzat. Mund të themi se po krijoj hapësirë për flatrat e mia të reja.” 

Personazhi që do ta zëvëndësoj, Perry-in do të jetë, Carrie Underwood e cila rikthehet në ‘American Idol’. Underwood është rikthyer në “American Idol” disa herë si mentore, dhe gjithashtu ajo vendosi të shfaqej në finalen e sezonit të shfaqjes në 2022.  Underwood është e njohur për publikun pasi ka drejtuar çmimet CMA në rrjetin Alphabet midis 2008 dhe 2019. 

Gjithashtu konsiderohet si një nga këngëtaret e cila ka kontribuar në botën e artit dhe një nga këngëtaret më të suksesshme të të gjitha kohërave, duke shitur më shumë se 85 milionë disqe në mbarë botën dhe duke fituar çmime të panumërta. 

Linku: https://www.forbes.com/sites/monicamercuri/2024/07/02/who-will-replace-katy-perry-on-american-idol-the-judges-have-thoughts/ 

Burimi i fotos: Instagram