ShowBiz

Princi Harry dhe Meghan Markle janë anashkaluar nga një tjetër ftesë, ja se cila është ajo

Për vite me radhë, Meghan Markle dhe Princ Harry nuk janë ftuar në mbledhjen verore të Familjes Mbretërore në Highlands e Skocisë thonë burime për PEOPLE.  

Mbreti Charles po vazhdon traditën e Mbretëreshës Elizabeth për të shkuar në pasurinë e Balmoral gjatë verës së vonë por monarku nuk i ka përfshirë këtë vit Harry-n dhe familjen e tij. 

Ndërkohë që Princi Harry është duke shkuar në Balmoral besohet se, Meghan nuk e ka vizituar kështjellën mbretërore në Skoci asnjëherë. 

Pasuria shërben si një tërheqje vjetore për familjen mbretërore jashtë syrit të publikut ku ditët janë të mbushura me aktivitete në natyrë si gjuetia, peshkimi dhe kalërimi. 

“Ka qenë një jetë me piknikë dhe shëtitje në ujë,” ka thënë një herë Margaret Rhodes, kushërira e Mbretëreshës. 

Ata vendosën të krijonin  një jetë të re në Montecito, Kaliforni pas tërheqjes nga rolet e tyre mbretërore në vitin 2020 por nuk janë kthyer në Mbretërinë e Bashkuar me fëmijët e tyre që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth në vitin 2022 për shkak të një ndarje të vazhdueshme.  

Konflikti u bë i njohur kur Princi Harry dhe, Meghan u tërhoqën dhe nga ai moment është shoqëruar me sulme të ashpra dhe plagë të hapura. 

Për Princi Harry-n nuk ka asnjë çështje më të rëndësishme se ajo e sigurisë  sipas PEOPLE. 

Pavarësisht një takimi pozitiv mes babait dhe djalit në shkurt pas diagnozës së kancerit të mbretit komunikimi i tyre është përkeqësuar që atëherë. Ata që janë afër Princi Harry-t thonë se monarku nuk i përgjigjet më thirrjeve të djalit të tij ose letrave të tij. Ndarja me William është “shumë e keqe,” thotë një burim mbretëror.

Linku:https://people.com/meghan-markle-prince-harry-not-invited-balmoral-castle-exclusive-8686716

Burimi i fotos:Instagram