Business / Technology

Turqia bllokon Instagramin, Fahrettin Altun e quajti censurë atë

Sipas Reuters Turqia ka bllokuar qasjen në platformën e mediave sociale Instagram. Këtë njoftim e dha rregullatori i informacionit të teknologjisë të premten. Ajo që ra më shumë ishte fakti që askush nuk dha  një arsye apo kohëzgjatje për ndalimin i cili gjithashtu la aplikacionin e platformës të paaksesueshëm. 

Ky veprim pasoi nga komentet e bëra të mërkurën nga zyrtari i komunikimeve turke, Fahrettin Altun i cili kritikoi platformën dhe e quajti vendimin e saj për të bllokuar postimet censurë për ngushëllimin e vrasjes së, Ismail Haniyeh një zyrtar kyç i grupit militant palestinez Hamas. 

Kjo është censurë e pastër dhe e thjeshtë” tha Altun drejtori i komunikimeve të presidencës turk duke shtuar se Instagram nuk kishte cituar ndonjë shkelje politike për veprimin e tij. 

Autoriteti i teknologjive të informacionit dhe komunikimeve të Turqisë (BTK) publikoi vendimin më 2 gusht në faqen e tij të internetit. 

Linku: https://www.usnews.com/news/world/articles/2024-08-02/turkey-blocks-access-to-instagram-platform-but-gives-no-reasonmost-recent 

Burimi i fotos:freepik