ShowBiz

Besi dhe Xhensila ngrejnë dyshimet për rikthim mes tyre

Xhensila dhe Besi dhe pse prej kohësh kanë konfirmuar ndarjen mbeten një nga dyshet më të komentuara.

Së fundmi disa poza të tyre kanë ngritur dyshimet se ata janë në pushime së bashku si familje.

Ndjekësit këto poza i kanë parë dhe si një mundësi rikthimi.

Bes Kallaku ka postuar një foto me vajzën e tij ditën e sotme. Ajka dhe aktori i njohur i humorit shihen në pushime së bashku. Po ashtu Xhensila Myrtezaj ka postuar një video ku shihet në pushime së bashku me dy fëmijët e saj, Ajkën dhe Amen.

Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e tyre përveç fotove që kanë bërë lëmsh rrjetin.

Linku:https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bes_kallaku/