ShowBiz

Çfarë shifrash prek pasuria e Bebe Rexhës?

Bebe Rexha është padiskutim një nga zërat më të dashur të muzikës në mbarë botën po sa shkon pasuria e këngëtares në kaq vite?

Sipas Celebrity Net Worth, këngëtarja me famë ndërkombëtare është vlerësuar se ka një pasuri neto rreth 7.4 milionë euro në vitin 2024.

Ylli ndërkombëtar i muzikës filloi karrierën e saj solo në vitin 2013 kur nënshkroi kontratë me Warner Bros.

Rexha publikoi këngën e saj të parë, “I Can’t Stop Drinking About You”, më 21 mars 2014. Kënga arriti në vendin e 22-të në top lista, gjë që e bëri atë të bënte EP-në e saj debutuese, I Don ‘T Wanna Grow Up, në 2015.

Në vitin 2018, Rexha debutoi albumin e saj të parë, Expectations, dhe u nominua për si “Artistja Më e Mire e Re” në Çmimin e 61-të të Grammy.

Para se të bëhej edhe vetë interpretuese, Rexha shkroi këngën “GloWing” të Selena Gomez dhe “The Monster” të Eminem dhe Rihanna.

Linku: https://www.msn.com/en-us/entertainment/news/bebe-rexha-net-worth-2024-how-much-money-does-she-make/ar-BB1pnNsW

Burimi fotos: https://www.instagram.com/beberexha/