ShowBiz

Ikonat e ”Fast and the Furious” u takuan për herë të parë në historinë e franchise

Dy legjendat e ”Fast and the Furious” u takuan për herë të parë në historinë 23-vjeçare të franchise. 

Vin Diesel dhe ylli i “Fast Furious 2”, Devon Aoki u përqafuan ngrohtësisht dhe festuan për kolegun e tyre të ndjerë, Paul Walker pas prezantimit për herë të parë. Pamjet e momentit u ndanë në rrjetet sociale nga, Devon dhe vëllai i saj DJ-i i famshëm, Steve Aoki i cili ishte personi që i bashkoi. 

Aktoret ishin në Belgjikë për të parë, Steve-n që performonte në Tomorrowland i njohur si festivali më i rëndësishëm EDM në botë. 

Devon e shoqëroi koleksionin e saj të fotove me mbishkrimin: “Familje. Pas dy dekadash zemra është e plotë.” 

Ndërsa Steve shkroi: “U deshën vetëm 20 vjet për këtë moment.” 

Pamjet treguan personazhet duke u përqafuar dhe duke ndarë atë që duket si një bisedë e rëndësishme megjithëse përmbajtja e saj ishte e pa dëgjuar sipas TheSun. 

Filmi “Fast 2 ”është filmi i vetëm nga 10 filmat që nuk përfshinë, Vin Diesel si kriminel të  makinave që kthehet në aset qeveritar.   Filmat ”Fast” kanë qenë disa nga historitë më të pabesueshme të suksesit në kohët e fundit me serinë e garave të makinave që ka evoluar dhe e ka tejkaluar origjinën e saj si asnjë tjetër.

Gjithashtu ka qenë një magnet për emra të mëdhenj si, Jason Momoa, Dwayne Johnson dhe Helen Mirren. Ajo që e bën suksesin e saj edhe më të jashtëzakonshëm është se filmi vazhdoi të rritet më shumë edhe pas vdekjes së liderit të saj , Paul Walker në një aksident me makinë në vitin 2013. 

Linku:https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/29534495/fast-and-the-furious-icons-meet-first-time/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Cqqq1kRqfgv/