Lifestyle

Parashikimi i motit, 4 gusht 2024

Shqipëria përgjatë orëve të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë. Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.  

Përgjatë mesditës pritet shtim i vranësirave nëpër të gjithë territorin ku herë pas here vranësirat do të sjellin rreshje shiu në zonat verilindore dhe juglindore të vendit. 

Parashikohet që mbrëmja dhe përgjatë natës të sjellin përmirësim të situatës atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten zonat malore. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e para të mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të ulen deri në 14°C në zonat malore, por mesdita ruan vlera kostante duke regjistruar vlerën maksimale deri në 36°C në Jug të vendit. 

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 60 km/h nga drejtimi jugor dhe në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të kemi dallgëzim 5 ballë. 

Linku:meteoalb 

Burimi i fotos:pexels.com