ShowBiz

Zak Efron pëson një aksident, ja si është gjëndja e aktorit

Aktori më i dashur nga të gjithë, Zac Efron raportohet se është dërguar në spital në Spanjë pas një ‘incidenti në pishinë’ në një vilë në Ibiza të premten në mbrëmje. 

Një burim i tha TMZ-së se aktori 36 vjeç u gjend në brendësi të pishinës nga dy persona që punonin në vilë të cilët e nxorrën nga uji sipas DailyMail. 

Përfaqësuesi i tij konfirmoi për mediat se, Efron u hospitalizua  pas incidentit ‘të vogël’ dhe është në proces të rimëkëmbjes. Në mëngjesin e shtunës ai doli nga spitali. 

Përfaqësuesi i, Efron u pyet nëse kishte nevojë të qëndronte në spital. Në përgjigje ai nuk zbuloi pse, Efron kishte nevojë të tërhiqej nga pishina por e përsëriti se vizita në spital ishte vetëm një masë parandaluese. 

Para incidentit, Efron u ngjit në skenë me DJ-në holandez, Martin Garrix gjatë një prej shfaqjeve të tij. 

Aktori i Disney Channel ka kaluar kohë në Ibiza dhe Europë gjatë javëve të fundit. Dy javë më parë ai kaloi një pasdite në një jaht me miqtë në Ibiza pas një pushimi të fundit në St. Tropez më herët gjatë muajit. 

Pas aksidentit, Efron ka qenë në qendër të thashethemeve për kirurgji plastike por aktori  ka insistuar se ndryshimet janë thjesht rezultat i thyerjes së nofullës se tij. 

Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-13706011/Zac-Efron-hospital-swimming-incident-Ibiza.html 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C0vD9GVRA3N/?img_index=1