Lifestyle

Disa mënyra për të mbajtur kafshën tuaj të freskët dhe të sigurt gjatë verës së nxehtë

Këto janë disa nga mënyrat që ju mund ti mbani kafshën tuaja sa më të freskët dhe të sigurt gjatë verës. 

1.Shmangni daljet në orët më të nxehta të ditës 

Nëse e dini që dita do të jetë shumë e nxehtë duhet ta merrni qenin në shëtitje herët në mëngjes ose më vonë në mbrëmje thotë, Amy Sparrow presidentja e Shoqatës Kombëtare të Kujdestarëve të Profesionistëve për Kafshët. “Por edhe nëse mëngjeset dhe darkat janë të nxehta duhet të reduktoni shëtitjet në tërësi, thotë ajo.   “Nuk kanë nevojë të bëjnë shëtitje të gjata. Lërini të nuhasin, të shëtisin ngadalë,” thotë Sparrow.  

2.Asnjëherë mos e lini qenin apo macen tuaj në makinë 

“Makina nxehet shumë shpejt. Të kesh një qen ose një mace në makinë nuk është një opsion gjatë verës,” thotë Brian Collins veteriner në Qendrën e Shëndetit Canin Richard P. Riney në Cornell, New York. 

Vendosja e kafshëve në makinë në të cilat zakonisht karriget janë të errëta dhe ka mungesë ventilimi mund të krijojë kushte të rrezikshme për to edhe nëse jashtë nuk është jashtëzakonisht  nxehtë, thotë de la Navarre. 

”Nëse duhet të sillni kafshën tuaj në makinë në një ditë shumë të nxehtë për një vizitë te veterineri ose për ndonjë arsye tjetër është më mirë të ftohni makinën”, sipas de la Navarre.  

3.Jepni prioritet hidratimit 

‘Qentë dhe macet e shëndetshme në ambientet e tyre normale zakonisht pinë mjaft ujë, thotë Collins. Por kur qeni juaj po luan në plazh ose po luan te parku në këtë moment do t’iu duhet të mbani vëmendje ndaj konsumit të ujit të tyre  sidomos pasi qentë mund të bëhen shumë të emocionuar dhe të shpërqendruar nga mos hidratimi.  . 

Duhet të siguroheni që gjithmonë të mbani ujë të ftohtë në një enë izoluese nëse merrni qenin tuaj diku në një ditë të nxehtë. 

4.Njihni faktorët e rrezikut të kafshës suaj për efektet anësore nga nxehtësia 

Përveç qentë me kokë të sheshtë, qentë më të vjetër dhe qentë me ngjyrë të errët janë më të ndjeshëm ndaj efekteve nga nxehtësia, thotë Collins. 

Gjithashtu duhet të dini efektet anësore të të gjitha ilaçeve të kafshës suaj pasi disa prej tyre rrisin ndjeshmërinë ndaj nxehtësisë. Qentë me diabet, sëmundje të mëlçisë ose sëmundje të veshkave gjithashtu mund të nxehen më lehtë, thotë Sparrow. 

5.Njihni sjelljen normale të kafshës suaj 

Shenja e parë që qeni juaj po nxehet është një frymëmarrje e tepruar. Mund të përcaktoni vetëm se çfarë është “e tepruar” duke e njohur se çfarë është normale për qenin tuaj, thotë Collins. 

“Është e rëndësishme të dini kur frymëmarrja e tepruar po ndodh” thotë ai.  

“Nëse njerëzit fillojnë të dyshojnë se qeni i tyre është duke frymuar më shumë se zakonisht pra është koha të përcaktoni nëse duhet të shqetësoheni.” 

Macet janë përgjithësisht më të mira se qentë në rregullimin dhe tolerimin e nxehtësisë sidomos pasi tendencojnë të lëvizin më pak veçanërisht kur është nxehtë. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të nxehen. 

6.Merrni masa të hershme 

Nëse vëreni sjellje të pazakonta te kafsha juaj duhet menjëherë t’i jepni pushim nga aktiviteti dhe ta çoni brenda në një ambient të ftohtë ose përpara një ventilatori ku është ftohtë, thotë Collins. 

Collins thotë se nuk është gjë e mirë të mbuloni qenin tuaj me një peshqirë të lagur ose batanije pasi ndonjëherë ato mund të mbajnë nxehtësinë.   Ai gjithashtu nuk rekomandon zhytjen e qenjve në ujë të ftohtë, sepse mund të bëjë që kafsha e stresuar të bëhet hipotermike. 

Linku: https://www.washingtonpost.com/home/2024/06/05/keep-dogs-cats-cool-safe-summer/ 

Burimi i fotos:freepik