ShowBiz

Luke Grimes dhe gruaja e tij, Bianca Rodrigues Grimes do të bëhen prindër për herë të parë

Ditën e diel më 4 gusht, Bianca Rodrigues Grimes ndau një postim në Instagram ku njoftoi shtatzëninë e saj.  Në foton e publikuar ajo ka vendosur të pozojë një selfie në pasqyrë me barkun e saj të dukshëm. 

Në foto ajo kishte shkruajtur: “Mezi  pres të të takoj vogëlush/e” 

Këtë lajmë e ka bërë të ditur vetë modelja ndërsa nga aktori deri më tani nuk ka një deklartë. 

Luke Grimes dhe Bianca u martuan në nëntor të vitit 2018. Gjatë një interviste për USA Today vitin e kaluar, Luke vendosi të shpreh përkushtimin e tij ndaj partneres. 

“Unë thjesht doja ta bëja shumë të qartë. Unë jam një person që e dua gruan time deri në vdekje. Ne do të jemi së bashku përgjithmonë,” tha Luke Grimes.  

Linku: https://uk.news.yahoo.com/yellowstone-star-luke-grimes-wife-022645119.html 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CkjZZ8_S9gA/?img_index=1