Tregjet e aksioneve në Evropë dhe Azi ranë ndjeshëm të hënën pasi janë të trembura nga frika se ekonomia amerikane po shkon drejt një ngadalësimi. Në Londër indeksi FTSE 100 u shfaq 2.3% më i ulët, ndërsa Euronext 100 ra me 3.5%.
Këto rënie pasuan rënie të mëdha në Azi, ku Nikkei 225 i Japonisë ra me 12.4% ose 4,451 pikë duke shënuar rënien më të madhe të pikëve në histori.
Kjo ndodhi pas të dhënave të dobëta mbi punësimin në SHBA të premten të cilat shkaktuan shqetësime për ekonominë më të madhe të botës. Tregjet e aksioneve në Tajvan, Kore të Jugut, Indi, Australi, Hong Kong dhe Shangai gjithashtu ranë.
Një seri të dhënash ekonomike më të dobëta se sa pritej nga SHBA ka nxitur spekulime që vendi po ngadalësohet. Në të njëjtën kohë rezerva Federale e SHBA-së e mbajti të pandryshuar normën e interesit javën e kaluar në kontrast me bankat qendrore të tjera si Banka e Anglisë, ndërsa kompanitë e mëdha amerikane si Amazon dhe Intel raportuan rezultate financiare zhgënjyese sipas BBC.
Të dhënat zyrtare të punës treguan se punëdhënësit amerikanë shtuan 114,000 vende pune në korrik shumë më pak se sa pritej, ndërsa norma e papunësisë u rrit.
Shanti Kelemen shefi i investimeve në M&G Wealth i tha BBC-së: “Ka disa shenja që potencialisht tregu është duke u ngadalësuar pak.”
Megjithatë, Kei Okamura menaxheri i portofolit në Tokyo në firmën e investimeve Neuberger Berman tha se në Azi “shkëputja u nxit nga forcimi i madh ndërsa investitorët globalë u bënë më të kujdesshëm për fitimet e korporatave japoneze veçanërisht ato të eksporterëve si prodhuesit e makinave.
Tregjet e aksioneve tashmë ishin të shqetësuara për kostot e larta të huamarrjes dhe të shqetësuara nga shenjat se një rritje e gjatë në çmimet e aksioneve e nxitur pjesërisht nga optimizmi mbi inteligjencën artificiale AI nuk do të funksiononte.
Gjatë fundjavës firma e investimeve zbuloi se kishte shitur rreth gjysmën e aksioneve të saj në gjigantin teknologjik amerikan Apple.
Linku: https://www.bbc.com/news/articles/c6p224j24x0o
Burimi i fotos:pexels.com