ShowBiz

Zbulohet gjendja shëndetësore e djalit të, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax, ja si është ai

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax, është raportuar se është në përmirësim pas aksidentit.  Disa ditë pas spitalizimit të tij për shkak të një aksidenti me biçikletë elektrike në Los Angeles ai është përmirësuar nga njësia e kujdesit intensiv tregon burimi  për PEOPLE. 

“Pax ka dal nga njësia e kujdesit intensiv. Ai ka pësuar trauma komplekse dhe tani fillon një rrugë të gjatë për përmirësim dhe terapinë fizike,” thotë burimi. 

Burimi shton se Pax dhe , Jolie e cila ishte pranë tij gjatë shërimit në spital “janë thellësisht mirënjohës për veprimet e shpejta dhe shpëtuese të ekipeve të emergjencës dhe për kujdesin mjekësor të jashtëzakonshëm që mori.” 

“Jolie vazhdon të qëndrojë pranë me djalin e saj si edhe vëllezërit dhe motrat e tij të cilët e kanë vizituar dhe ndihmuar atë” thotë burimi. Gjithashtu shpreh se ata janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.  

Ai nuk është i vetmi fëmijë që, Jolie ka pasi ajo ka dhe pesë fëmijë të tjerë me ish-bashkëshortin, Pitt të cilët janë :Maddox, 22 vjeç, Zahara, 19 vjeç, Shiloh, 18 vjeç, dhe binjakët 16-vjeçarë Knox dhe Vivienne. 

Linku:https://people.com/angelina-jolie-brad-pitt-son-pax-released-from-icu-exclusive-source-8690108

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CWe8nT8Mj7Z/?igsh=Zzd4eDQ2ZHQ3cThl