ShowBiz

Arrestohet aktori i njohur, ja cili është ai

Aktori, Akili McDowell është arrestuar dhe akuzuar për vrasje lidhur me një të shtënë në një parking. Ngjarja ndodhi më 20 Korrik në Houston në parkingun e një kompleksi apartamentesh. 

Regjistrat online të siguruar nga The Post tregojnë se ai u regjistrua më 1 Gusht dhe u akuzua për vjedhje para se të regjistrohej me akuzën për vrasje më 2 Gusht.  

McDowell 21 vjeç është më i njohur për rolin e tij në “Billions” të Showtime, me Damian Lewis dhe Paul Giamatti, “The Astronaut Wives Club,” dhe në shfaqjen e OWN “David Makes Man.” 

Sherifi i Qarkut Harris, Ed Gonzalez dha një përditësim më 3 Gusht në Facebook duke thënë: “Hetuesit e vrasjeve akuzuan, Akili McDowell për vrasje në lidhje me vdekjen e, Cesar Peralta 20 vjeç. McDowell u arrestua së fundmi dhe u regjistrua në Burgun e Qarkut Harris.” 

The Post konfirmoi se garancia e, McDowell është 400,210 dollarë për të dy akuzat e supozuara. Gonzalez njoftoi se hetimi është në vazhdim. Ai inkurajoi çdo person që ka informacion të kontaktojë departamentin. 

Nuk është e qartë se si, McDowell u akuzua dhe nëse ka deklaruar ndonjë pafajësi ose ka një avokat. Po ashtu akoma nuk është e qartë se cila ishte lidhja e tij me viktimën. 

Linku: https://nypost.com/2024/08/05/entertainment/billions-actor-akili-mcdowell-arrested-and-charged-with-murder/ 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7ReWrAJwU-/?img_index=5