ShowBiz

Dafina Zeqiri bëhet pjesë e kritikave për zhanerin e përdorur, ja deklarata e saj

Këngëtarja më e dashur nga të gjithë, Dafina Zeqiri është bërë sërisht pjesë e rrjetit, por këtë herë jo nga romanca e saj por nga ana profesionale. Vetëm disa ditë më para ajo vendosi të publikojë projektin e quajtur “Dumlla Dumlla” të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me Dystinct. 

Duket se kënga u prit shumë mirë nga ndjekësit e saj dhe nga rezultatet e para ajo arriti të mbledh miliona klikime në YouTube. 

Ajo që ra më shumë në sy për rrjetin dhe fansat e saj ishte zhaneri që këngëtarja kishte zgjedhur këtë herë i cili dukshëm mund të quhet “tallava”. 

Kanë qenë vet ndjekësit e saj që i kanë rikujtuar, Dafinës një deklartë të bërë nga ajo në lidhje me këtë zhaner muzikor. Nuk do të kalonte shumë kohë dhe vetë, Dafina Zeqiri ka vendosur të flasë në lidhje me kritikat e marra për të qartësuar dhe një herë ndjekësit e saj dhe padyshim dhe rrjetin. 

Në një InstaStory ajo shkruan: “Të gjitha zhanerat e muzikës i punoj dhe i këndoj prej zemrës. Një zhanër mund të kem për qef ose vetëm të gënjej nëse them që kur dëgjoj ndonjë këngë komerciale në diskotekë nuk më lëvizin krahët. I dua të gjitha dhe do të krijoj me kënaqësi muzikë në çdo zhanër”. 

 Linku: https://www.instagram.com/stories/dafina.zeqiri/3428063052109692829/ 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C9kkNlfIBRg/?img_index=1