Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 45- vjeçare këngëtari i njohur Shaun Martin

Shaun Martin fitues i shumë çmimeve Grammy dhe i njohur si një keyboardist për grupin jazz fusion Snarky Puppy dhe si një bashkëpunëtor prej tre dekadash me yllin e gospel Kirk Franklinka  ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare. 

Martin ka qenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore që nga një goditje masive në tru që pësoi në prill të vitit 2023. 

 Në nëntor, Franklin kishte postuar një homazh duke shpresuar për shërimin e, Martin ndaj kushteve të vështira duke thënë se muzikanti ishte ende “në luftë për jetën e tij” dhe duke e përshkruar atë në atë kohë si “dora ime e djathtë” ”bashkëpunëtori im muzikor për më shumë se 25 vjet.” 

Martin gjithashtu ishte i njohur për ndihmën e tij në shkrimin dhe prodhimin e albumit të dytë të Erykah Badu, “Mama’s Gun,” si dhe për rolin si anëtar i grupit mbështetës të Chaka Khan pa përmendur rolin e tij si ministër i muzikës në një nga kishat më të mëdha të Teksasit. 

Ai fitoi katër çmime Grammy për punën e tij me Franklin në kategoritë e albumit më të mirë . Burime të tjera në internet e vendosin totalin e çmimeve të tij Grammy në shtatë përfshirë tre të fituara nga Snarky Puppy gjatë kohës që ai ishte anëtar. 

“Një nga gjërat që ende kam dëshirë të bëj është që të mund të ndihmoj në zhvillimin e mëtejshëm të skenës muzikore të Dallasit në një shkallë globale,” i tha ai Forbes.  

Linku: https://variety.com/2024/music/obituaries-people-news/shaun-martin-dead-grammy-winning-musician-snarky-puppy-kirk-franklin-keyboardist-1236096559/ 

Burimi i fotos:pexels.com