Uncategorized

Ronela Hajati flet pa doreza”80% e estradës më ka ngacmuar”

Këngëtarja e dashur nga të gjithë, Ronela Hajati ka qenë e ftuar në emisionin “Pushime on Top” i drejtuar nga moderatori, Eni Shehu. Ajo është pyetur në lidhje karrierën e saj dhe më pas me jetën sentimentale. Ronela Hajati vendosi ti përgjigjej pa hezitim të gjitha pyetjeve të drejtuar nga moderatori. Ajo tregoi se si 80% e estradës më përpara e ka ngacmuar, por që për të ka qenë normale. 

Pjesë nga intervista. 

-Ty të ka ndodhur në ndonjë ambient artistik të njihesh dhe të flirtosh apo të kesh marrëdhënie me kolegë? 

”Njerëz jemi. Po më ka ndodhur.” 

Jo ajo historia që dimë të gjithë, na trego një tjetër. 

” Tani jam në një fazë që nuk kam interes tek asnjë lloj artisti, por në fillim fare sa kam nisur këto koncertet e para absolutisht që më kanë ngacmuar rreth 80% e estradës. Edhe me mua edhe me të gjitha gocat kështu është, por nuk është se ka qenë ndonjë gjë. Çfarë ka qenë e kanë ngritur njerëzit”. 

-Ndonjë lidhje me Big Brother do e kishe menduar apo do e kishe përjashtuar? 

”Të gjithë njerëzit thonë nuk e besoj, por nuk i dihet se çfarë ndodh në jetë. Jam në një fazë që e shoh paska të vështirë këtë rënien në dashuri në këtë moshë. Unë kam shumë dëshirë, por sikur spo ecën shumë kupton”. 

Nga përgjigjet e këngëtares arrim të kuptojmë dëshirën e madhë që ajo ka për të rënë në dashuri por faktori që e pengon sipas saj është mosha. 

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=oqFoUuBnLvY 

Burimi i fotos: 

https://www.instagram.com/p/C9YaxGyIKsB/?img_index=1