ShowBiz

Sara Gjordeni flet për raportin me vjehrrën

Sara dhe Bardhi janë një nga çiftet më të dashura të estradës. Dyshja janë mjaft aktiv në rrjete sociale ku shpesh ndajnë me ndjekësit copëza nga jeta e tyre.

Së fundmi ajo ka zbuluar më shumë për raportin me vjehrrën.

“Unë dhe nëna Selvie kemi pasur një marrëdhënie mëse të respektueshme dhe plot dhembshuri që momentin e parë. Atëherë kur të gjithë thoshin ‘Sara u shkoi me Kumanovë me zor’. Në fakt, ka qenë nëna e Bardhit që më kërkoi me ngulm pranë saj”, u përgjigj ajo.

Modelja e njohur shtoi: “Lidhja jonë nuk ka asnjë të ngjashme me çfarë është komentuar. Nëna ka qenë ndër mbështetëset e mia më të mëdha në Big Brother VIP, më ka njohur jashtë tij dhe ka shpresuar nga dita e parë me zemër që unë të isha nusja e Bardhit”.

Linku: https://www.instagram.com/saragjordeni/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/saragjordeni/