Një vajzë e identifikuar me emrin Klea Prenga denoncon publikisht se është sulmuar teksa po darkonte në një restorant ku akuzon se pas kësaj ngjarje fshihen Antonela Berisha dhe e motra.
Në një postim në rrjete sociale ku shfaqet e prerë në fytyrë dhe e mbuluar në gjak, Klea Prenga pretendon se Antonela Berisha, ish-banorja e BBV1 dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” dhe motra e saj, kanë porositur një person ta sulmojë teksa ndodhej në restortant ku siç tregon dikush i afrohet dhe e godet me gotë xhami.
E reja ndër të tjera tregon se motrat Berisha e kanë kërcënuar pasi sipas tyre ajo është futur në mes të familjes së Marielës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Linku: https://www.instagram.com/kleaprenga_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C53aPz1iF5j/?img_index=1