ShowBiz

Shtëpia e Marc Anthony është përfshirë nga flakët

Shtëpia e Marc Anthony në Republikën Domenikane është përfshirë nga flakët.

Një video u shpërnda nga programi spanjoll “El Gordo y La Flaca”, duke treguar flakët. Shtëpia quhet “El Oasis” dhe është një pronë e madhe prej mbi 10,000 metra katrorë. Sipas raportimeve fillestare, zjarri ka nisur në anën e majtë të kompleksit, në një zonë me bungalot ku zakonisht priten të ftuarit.

Përfaqësuesit e Anthony e bënë të qartë se zjarrfikësja lokale e kishte nën kontroll incidentin. Ata konfirmuan gjithashtu se rezidenca kryesore, ku qëndron Anthony, gruaja e tij Nadia Ferreira dhe djali i tyre, ishte e paprekur nga zjarri.

Deri më tani nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Prona e Anthony në Republikën Domenikane është në Casa de Campo Resort, një zonë luksoze e vendosur në La Romana. Shtëpia është zakonisht vendi që Anthony dhe familja dhe miqtë e tij vizitojnë gjatë verës ose në raste si Pushimi i Pranverës. Gjatë vitit të kaluar, Anthony, gruaja e tij dhe djali i tyre kanë zgjedhur të kalojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në rezidencë.

Rezidena përbëhet nga një shtëpi kryesore dhe bungalot të ndryshme që mund të strehojnë deri në 24 persona. Ka edhe dy pishina, ku njëra prej tyre ngjan me një plazh artificial. Shtëpia është e dekoruar me kopshte, vendkalime dhe të gjitha llojet e komoditeteve si kinematë shtëpiake, dhe shumë zona ku mysafirët mund të kalojnë kohë së bashku dhe të shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.

Linku: https://www.hola.com/us/celebrities/20240808711746/marc-anthony-home-fire-dominican-republic/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/marcanthony/