Dea Mishel në një bashkëbisedim me ndjkësit ka folur rreth jetës së saj dhe këndvështrimit që ajo ka për raportin me meshkujt.
Ndjekësit kanë pyetur ish banoren e Big Brother Vip.
“A ke patur ndonjëherë ndonjë lidhje për të cilën ja vlente të luftoje,” e pyet ndjekësi.
Po më patë ndonjëherë duke luftuar për një burrë më shtroni në psikiatri sepse unë nuk do të jem kurrë kjo”- ka thënë Dea ndërsa e ka shoqëruar përgjigjjen me të qeshura.
Pse Dea nuk lufton për një burrë?
“Jam me të vjetrën. Të vjetrën e Epokës së Gurit. Burrat luftojnë për të qenë partneri më i fortë në shpelle dhe gruaja zgjedh midis atyre. Gruaja zgjedh. Drejton gishtin dhe thotë: ‘Ti mundesh’. Ata që nuk luftojnë eleminohen nga lista,” ka përfunduar Michele.
Linku: https://www.instagram.com/deamichellee/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/deamichellee/