Vendi ynë përgjatë gjithë 24 orëshit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.
Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë paradites në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa orët e pasdites sjellin kalime të lehta të vranësirave në për të gjithë territorin, të cilat më të fokusuara pritet të jenë në shtrirjen Lindore.
Por edhe pse vranësirat do të shtohen në pjesën e dytë të ditës ato nuk do të mund të sjellin reshje në Shqipëri.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore 17°C minimalja deri në 38°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com