ShowBiz

U tha se humbi jetën nga ketamina, ish-partnerja e Matthew Perry reagon e revoltuar

Ish-partnerja e aktorit të serialit “Friends” Matthew Perry i ka kërkuar policisë zgjerimin e hetimeve për vdekjen e tij.

Katie Edwards tha se ishte e shqetësuar për rrethanat e vdekjes së tij pasi u zbulua javën e kaluar se Perry kishte injektuar ketaminë rreth 21 herë në javën e fundit të jetës së tij.

Sipas mediave të huaja, tregon se Matthew Perry kishte një fobi të madhe nga gjilpërat, ndërkohë që nuk kishte injektuar asnjëherë ketaminë, edhe kur ishte në fazat më të këqija të varësisë.

“Më tingëllon shumë e çuditshme. Matthew gjithmonë më thoshte se kurrë nuk do të përdorte gjilpëra apo injeksione. Ai as nuk donte të bënte një tatuazh. Madje i kishte thënë se kishte pikërisht këtë frikë. Se një injeksion mund të rezultonte fatale. Për të, unë e shihja shpesh duke marrë medikamente të ndryshme dhe i thosha se ai duhet të ndalonte të bënte të gjitha këto,” tha ajo.

Linku: https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/24707413/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CktlCWrufJD/