ShowBiz

Aktorja Eva Alikaj zbulon më shumë detaje rreth jetës sentimentale

Aktorja Eva Alikaj ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e Rudinës ku ka hapur zemrën për të gjithë ndjekësit. Çfarë po ndodh me jetën e saj sentimentale?

Aktorja rreth këaj shprehet se vetëm një herë i ka thënë dikujt se e dashuron dhe kujton mirë efektin e fjalëve të saj.

Nuk është gjithmonë ajo fraza, nuk ndodh që dy njerëz që duhen, duhet të kuptohen me njëri-tjetrin. Unë nuk jam kuptuar kur kam dashur, ma merr mendja edhe shumë njerëz të tjerë… ndodh. Përkufizimi i dashurisë… Unë nuk jam shumë në të shprehur… shumë romantike.

Di që kam thënë vetëm një herë, i kam thënë dikujt që “unë të dashuroj ty” dhe pashë te ai njeri… se ç’ndodhi dhe kam përshtypjen që aty ka qenë një moment që atë personin tjetër e kam rrëzuar. Aty kuptova forcën e asaj që thashë sepse vërtet isha e dashuruar.

E kam thënë këtë në një kohë që nuk thuhej dhe unë isha e ndrojtur, nuk është se lëshoja fjalë, nuk jam ekstroverte, unë jam introverte por këtë e thashë sepse ishte një gjë e brendshme që duhet ta thoja dhe ishte shumë e bukur saqë mendova uau si e paskam thënë kështu!

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=DjWRSYeLYi8

Burimi i fotos:evaalikajofficial