ShowBiz

‘Zoti mi dha të gjitha’, Sara Gjordeni ndan momentet e ëmbla nga ditëlindja

Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit copëza nga ditëlindja e saj.

Ky përvjetor e ka gjetur Sarën më të realizuar se kurrë më parë.

Një gjë të tillë ajo e dëshmon vetë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

Sara ka ndarë disa pamje nga festa, ku shihet sesi e kanë mbushur me trëndafila dhe dhurata në festën e ditëlindjes.

“Nuk kërkova asgjë këtë ditëlindje sepse Zoti mi dha të gjitha njëherësh e skishte më vend për asnjë dëshirë”.

Edhe pak kohë e ndajnë Sarën dhe Bardhin për të pritur të voglë e tyre në këtë jetë.

Linku:https://www.instagram.com/p/C_faTsoo_VA/?img_index=4

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C_faTsoo_VA/?img_index=4