Lifestyle

Parashikimi i motit, 11 shtator 2024

Orët e paradites mbeten nën ndikimin kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta.

Pjesa e dyte e ditës; do të sjellë shtim të vranësirave në zonat Jugore duke gjeneruar; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere në skajin Jugor ndërsa zonat veriore dhe qendrore mbeten me reshje të pakta dhe të izoluara.

Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C vlera më e ulët në qytetin e Peshkopisë deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com