ShowBiz

Divorci avancon, ja çfarë vendosën për fëmijët Chiara Ferragni dhe Fedez

Ditët e fundit, ndarja mes Fedez-it dhe Chiara Ferragni-t ka bërë një hap më tej me takimin e parë zyrtar mes të dyve, i karakterizuar nga një atmosferë që nuk ishte aspak paqësore.

Sipas asaj që raportoi gazetarja Gabriele Parpiglia, klima e tensionuar dhe e ftohtë dominonte skenën, duke vënë në pah një distancë tashmë të pariparueshme mes ish-bashkëshortëve, shikimet e të cilëve nuk u ndeshën kurrë, shenjë e një marrëdhënieje të prishur përfundimisht pa asnjë mundësi të dytë.

Pavarësisht shpresave të fansave të shumtë, të cilët imagjinonin një afrim të mundshëm, takimi mes Fedez dhe Chiarës ka ndjekur një linjë tejet formale dhe të ngurtë.

Pavarësisht tensioneve, duket se të dy kanë gjetur një marrëveshje për disa aspekte praktike. Chiara Ferragni ka vendosur të kujdeset në mënyrë të pavarur për mirëmbajtjen financiare të fëmijëve të saj Leone dhe Vittoria, duke refuzuar çdo kontribut nga Fedez.

Federico, nga ana e tij, do të kufizohet të kontribuojë në shpenzimet e zakonshme të shkollës dhe çdo kosto mjekësore për fëmijët, pa angazhime të mëtejshme financiare.

Reperi do të mund t’i shohë fëmijët e tij në fundjavë alternative, me mundësinë që ata të qëndrojnë dhe të flenë në shtëpinë e tij.

Me këtë marrëveshje mbyllet zyrtarisht kapitulli i një nga çiftet më të ndjekur dhe më me ndikim të viteve të fundit në Itali.

Linku:https://www.blogtivvu.com/fedez-chiara-ferragni-divorzio-avvocati-decisione-figli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/chiaraferragni/