Lifestyle

Parashikimi i motit, 12 shtator 2024

Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, por në sasi të pakta.

Herë pas here priten intervale me kthjellime ku më të theksuara do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Parashikohet orët e vona të mbrëmjes  të sjellin grumbullim të vranësirave në të gjithë territorin duke gjeneruar shira me intensitet mesatar dhe deri intensivë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë përmbytje në këto rajone.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 30°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet; Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4  ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com