Aktualitet

U shtrua në spital, ja si është gjendja shëndetësore e Alban Dudushit

Alban Dudushi duket se po kalon një fazë jo të mirë shëndetësore. Gjendja e tij është përkeqësuar gjatë emisionit dhe më pas është shtruar menjëherë në spital.

Thuhet se moderatori ka përjetuar një problem shëndetësor mbrëmjen e të hënës, menjëherë pas përfundimit të emisionit të tij në RTSH.

Sipas “Revista Class”, u desh ndërhyrja e menjëhershme mjekësore dhe ai është dërguar me ambulancë në spital, ku ka marrë kujdesin e nevojshëm nga specialistët.

Fatmirësisht, nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz dhe pse ndjekësit janë shqetësuar goxha për të,

Si pasojë e gjendjes shëndetësore ai ka anuluar edhe transmetimin e emisionit të martën dhe të mërkurën. Ende nuk ka ndonjë reagim nga ana e tij deri më tani.

Linku:Revista Class

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/albandudushi/U