ShowBiz

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji i thanë po njëri-tjetrit në altar me një ceremoni private

Daina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji kanë rorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni fine. Këngëtarja ka zgjedhur një fustan të bardhë nusëri të shkurtër ku duket super sharmante dhe me stil.

Këtë moment çifi ka zgjedhur ta shijojë me  një ceremoni private dhe larg vëmendjes së shtuar mediatike. Megjithatë një personazh si Dafina nuk kishte si t’i shpëtonte plotësisht zhurmës mediatike për ditën e saj më të rëndësishme.

Edhe pse Dafina kishte treguar përgatitjet për dasmë ajo nuk e kishte zbuluar kur do mbahej dhe sa private do ta bënte.

Vetë Dafina ka ndarë një fotografi simbolike në rrjetet sociale, ku shfaqet dora e saj dhe ajo e Kreshnikut, me unazat e martesës.

Çifti u celebrua nga kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama. Dafina ka ndarë edhe një video të shkurtër nga ceremonia, ku dallohet edhe kryebashkiaku Rama.

Linku:https://www.instagram.com/stories/dafina.zeqiri/3456422934579731273/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/stories/dafina.zeqiri/3456422934579731273/