Meritoni duket se po kalon një moment të vështirë pasi është përfshirë në një aksident automobilistik në orët e vona teksa po udhëtonte drejt Prishtinës.
Sipas “PopArt”, ish-banori i Big Brother, teksa ka qenë duke u kthyer në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri, është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik dhe gjendja e tij është e ngarkuar.
Gazetari ishte duke udhëtuar në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer.
Pasi ka humbur kontrollin e mjetit, Meritoni ka dalë nga rruga duke rënë në një fushë të hapur.
Për shkak të orës së vonë të aksidentit, Meritoni ka mbetur i bllokuar brenda makinës për një kohë të konsiderueshme der isa instancat përkatëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke e dërguar në spital.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e tij apo partneres Ilnisës për këtë ngjarje.
Linku:Pop Art
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/meriton.mjekiqi/