ShowBiz

Ky përvjetor më gjeti me një vend bosh! Jul Deda bën dedikimin e trishtë

Jul Deda feston ditëlindjen dhe ky përvjetor e ka gjetur të rrethuar mes urimeve të shumta nga miq dhe familjarët.

Në këtë përvjetor aktori ka një boshllik të madh për sa i përket mungesës së të atit.

Krahas një postimi në rrjete sociale ai ka shkruar:

Ja kështu më gjeti ky 43-vjetor, me zemrën plot, por me një vend bosh. E para ditëlindje pa ty Babush, ta ndjej mungesën, sidomos sot. Por ti je me mua, je me ne, çdo ditë.

Gjithsesi, familja që ti e kishe prioritet, ja ku është, e qeshur siç e deshe. Jam i mbushur me dashuri, për këtë falënderoj familjen time, e cila është frymëzimi im dhe pasuria më e madhe që kam.

Një falënderim i përzemërt shkon për ju, që më dërguat qindra mijëra mesazhe urimi nga mbarë shqiptaria, dhe ma bëtë këtë ditë të paharrueshme, jua dua pafund.

Linku:https://www.instagram.com/p/C_8qRZHtSEx/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C_8qRZHtSEx/