ShowBiz

Dua Lipa zbulon pse nuk flet për jetën pivate në projektet e saj

Dua Lipa është një nga zërat më të dashur të muzikës në mbarë globin ku numëron suksese të njëpasnjëshme.

Në një nga daljet publike të saj Dua ka zbuluar më shumë pse në projektet muzikore nuk flet për jetën private.

“Dëgjova disa shkrimtarë thanë se përmes këngëve tua, ata nuk e kanë ndonjë sens rreth asaj që ti je. Nuk i shpreh dëshirat e tua të brendshme apo frikën më të madhe”, ishte pyetja e gazetarit që i shtroi artistes shqiptare.

Dua më pas tha se kjo është diçka të cilën e shmang natyrshëm në krijimet e saj.

“Disa njerëz janë kaq të pamëshirshëm me jetën e tyre private, saqë vendosin t’i nxjerrin të gjitha në një këngë, sepse e dinë se ajo do të tërheqë vëmendjen e njerëzve”, tha krijuesja e hitit New Rules.

“Për mua, ishte gjithmonë e rëndësishme të bëja muzikë që njerëzit e duan me të vërtetë, jo sepse po e vendos dikë keq dhe po e kritikoj në publik, apo sepse po e bëj për klikime në kurriz të dikujt tjetër”, deklaroi ajo.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=10IJbRbuo78&t=3s

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/dualipa/