ShowBiz

‘Marrëdhënja jonë është zjarr’, Rita Ora zbulon më shumë për raportin me Taika Waititi-n

Rita Ora këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore shpesh e shikojmë të bëhet jehonë në mediat ndërkombëtare për suksese të ndryshme.

Së fundmi këngëtarja ka zbuluar më shumë për raportin me partnerin. Nuk është hera e parë që shikojmë dyshen të ndajë detaje nga jeta e tyre në çift. 

Gjatë after party-t pas ceremonisë së çmimeve “Emmy Awards 2024”, që u mbajt më 15 shtator, këngëtarja ka bërë edhe një koment të veçantë për të shoqin.

“Ne frymëzojmë njëri-tjetrin”, tha Rita për mediat. “Unë vij nga muzika dhe ai është skenarist, regjisor dhe producent, kështu që është një shtëpi plot ide. Ne jemi të dy shenja zjarri, gjithashtu. Pra, është thjesht zjarr, zjarr, zjarr”, ka thënë ajo për People.

Rita  ishte në ceremoninë e çmimeve për të mbështetur Waititin për nominimet e tij në kategorinë e serive komike për “Reservation Dogs” dhe “What We Do in the Shadows”.

Linku:People 

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ritaora/