Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe shira që në orët e para të mëngjesit; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë vendin, reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar.
Gjatë pjesës së dytë të ditës, pritet dobësim i sistemit të vranësirave dhe shirave duke sjellë intervale të gjata me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat Lindore të cilat mbeten me vranësira dhe shira të dobët.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 29°C vlera më e lartë në territor.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi jugor dhe juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi fotos: pexele.com