ShowBiz

Ndarja e papritur nga jeta e Gert Bogdanit, ja si reaguan disa nga personazhet vip

Ndarja papritur nga jeta e Gert Bogdanit ka shkaktuar trishtim të madh tek familjarët dhe miqtë e tij.

Të shumtë kanë qenë reagimet në rrjet nga personazhet vip dhe familjarët.

Një ndër ta është kunati i tij dhe personazhi i njohur Arbër Çepani i cili nëpërmjet një postimi ka reaguar kështu në rrjete sociale.

“12 vite përpara, pas një skaneri që bëra, mjekët në Shqipëri më thanë i ke ditët e numëruara…  Çdo gjë mu përmbys, por ti ishe aty tek dera e spitalit dhe gjëja e parë që më the sapo më pe ishte “Të të marrim një biletë Maldive, se ke thjesht nevojë të pushosh., të shëron dielli aty? Ishte i vetmi moment që qesha në ato orë të zeza…”, ka shkruar Arbër Çepani.

Më tej ai shkruan: Sot nuk të thash dot të njëjtën gjë tek dera e spitalit unë ty o Gert.

Arbana Osmani ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku krahas shkruan:

“Nuk di sa qava me mesazhin e Edlirës për Gertin. Nuk e kam njohur Gertin personalisht por më erdhi shumë keq kur mësova lajmin paradite. Nuk kemi kohë. Tregojini atyre që doni, sa shumë i doni! Çdo ditë!”

Partnerja e tij ka bërë një reagim rrënqethës.

Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime!

Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!!

Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s’duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone!

Bota eshte nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote!

Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim!

Blendi Fevziu reagoi me një postim ku krahas tha: Askush nuk e meriton me u largu nga kjo jetë kaq i ri aq më shumë ti Gert. 

Linku:https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/arbanao/