ShowBiz

Nga ftesat e veçanta tek data e dasmës, miqtë e Dafinës ndajnë detajet

Dafina Zeqiri dhe Kreshniku po përgatiten për ditën e dasmës. Pak ditë më parë ata celebruan dashurinë e tyre dhe së shpejti do të vijë një ceremoni mes familjarësh dhe miqsh.

Shpërndarja e ftesave ka filluar që tani tek një pjesë e estradës dhe ftesat janë super të veçanta.

Ylli Limani ka zbuluar datën e dasmës teksa ka bërë publike dhe ftesat e personalizuara.

Ceremonia do të mbahet me 26 tetor 2024.

A do të kemi një dasmë tradicionale apo moderne mbetet për tu zbuluar në vijim.

Dyshja janë në një romancë së bashku prej më shumë se një viti dhe tani radhën e ka ceremonia për ta finalizuar këtë histori ashtu siç duhet.

Linku:https://www.instagram.com/p/DAQf2QgtkYR/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DAQf2QgtkYR/