ShowBiz

Aktorja Eva Alikaj zbulon sekretin e bukurisë

Aktorja Eva Alikaj ka zbuluar se sekreti i rinisë së saj të përjetshme është genetik. Gjatë rrëfimit në emisionin ‘Pas Mesnate’, ajo ka treguar se gjithmonë brenda vetes është ndjerë më e re seç është, prandaj dhe ndihet shumë në siklet ku e pyesin për moshën.

Eva ka thënë se në aeroport në Austri, punonjësit habiten kur i shohin moshën, pasi nuk arrijnë ta besojnë se sa vite mbart mbi supe.

“Është genetike, se unë gjithmonë jam dukur më e re seç kam qenë. Te Elsa kam qenë 26 vjeç dhe dukesha si 18 apo 20 vjeç. Vazhdimisht jam dukur më e re. Kur je pak më e hollë, gjithmonë dukesh më e re.

Edhe zjarri që kam unë përbrenda, ëndrrat, pasioni që unë kam për punën time, dashuria për jetën, për njerëzit. Është shumë e rëndësishme të dukesh aq saç e ndjen. Unë çuditem kur më thonë ‘kur ishe ti e re’. Them po ky ça thotë. Unë e re jam. Kështu them. Kështu e ndjej.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=FqXoa69vKtI

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/evaalikajofficial/