ShowBiz

Meritoni dhe Loari super të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit

Meritoni është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të showbizit pas hyrjes në Big Brother Vip.

Romanca me Ilnisën bëri shumë zhurmë në rrjet si dhe historia e tij me të birin Loarin që prej kohësh nuk ishin takuar.

Duket se raporti i tyre është rregulluar dhe një gjë të tillë na e dëshmojnë pozat e tyre.

Moderatori së fundmi ka bërë të ditur se është takuar me të birin, i cili jeton në Austri.

Momentin emocionues e ka ndarë me fansat në një InstaStory. Loari dhe Meritoni shfaqen të përqafuar së bashku.

Linku:https://www.instagram.com/stories/meriton.mjekiqi/3464416912738541887/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/meriton.mjekiqi/