Lifestyle

Parashikimi i motit, 25 shtator 2024

Vendi mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike; duke sjellë vranësira dhe shira të dobët dhe lokalë ku më të dukshme shirat do të jenë në dy ekstremet veri dhe Jug  të territorit.

Parashikohet që; pasditja të sjellë përmirësim të dukshëm të situatës atmosferike në pjesën më të madhe të territorit duke lënë më vranësira dhe shira të izoluar vetëm zonat malore verilindore.

Temperaturat  e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët deri në 29°C  vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi sërish Jugor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com