Aktualitet

Humbi ndjenjat në skenë, ja si është gjendja e këngëtares së njohur greke

Këngëtarja legjendare greke Marinella po trajtohet për një goditje të rëndë në repartin e kujdesit intensiv pasi u rrëzua në skenë tha mjeku i saj në një deklaratë të lëshuar gjatë natës.

Këngëtarja 86-vjeçare ishte duke performuar një nga këngët e saj të njohura në fillim të një koncerti në Odeon of Herodes Atticus kur u duk se humbi ekuilibrin dhe më pas u rrëzua në skenë. Koncerti më pas u anulua.

Ngjarja është regjistruar në kamerat e telefonit dhe është postuar në rrjetet sociale.

Njerëz të afërt të këngëtares thanë për “Kathimerinin” se Marinella ishte në humor para fillimit të eventit dhe bënte shaka me artistët dhe miqtë që e vizituan në dhomën e zhveshjes.

Koncerti ishte një homazh për karrierën e gjatë të Marinellës, me këngëtarin e njohur grek Antonis Remos dhe një orkestër të madhe.

Linku: https://www.ekathimerini.com/culture/1249439/veteran-singer-marinella-treated-in-icu-for-stroke/

Burimi i fotos:

https://www.ekathimerini.com/culture/124943