Lifestyle

Parashikimi i motit, 27 shtator 2024

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Lindore.

 Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në  31°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi jugor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com