Lifestyle

Parashikimi i motit, 28 shtator 2024

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë afrikane do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, por pas mesditës dhe në vijim do të ketë kalim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Megjithatë nuk priten reshje.

Gjatë natës pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 32°C vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare deri e e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com