ShowBiz

Ilnisa zbulon si ishte takimi i parë i të bijës me Meritonin

Ilnisa dhe Meritoni janë një nga dyshet më të komentuara për shkak të romancës së tyre.

Së fundmi Ilnisa ka treguar si e ka pritur e bija Meritonin në takim të parë. Teksa ishte e ftuar në emisionin “E diela jonë”, ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ u shpreh se takimi shkoi shumë mirë. Meritoni dhe vajza e saj janë bërë shumë shokë.

“Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Ata janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”- u shpreh Ilnisa.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=FqN0io8dloo

Burrimi i fotos:https://www.instagram.com/ilnisa.agolli/